Zjarret/ Peleshi thirrje banorëve të evakuohen në rast nevoje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Me anë të një statusi në Facebook, ai ka deklaruar se situata më e rrezikshme paraqitet në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po kryhet edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Peleshi u ka bërë thirrje banorëve që tu binden urdhrave në rast se kërkohet evakuimi i tyre.

“Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret.  Problematike është situata në fshatin

Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore.

U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat”, shkroi ministri Peleshi.

Read Previous

Çuçi bën sikur nuk dëgjon thirrjen qytetare për dorëheqje, përgëzon policinë për drogën e kapur në Vlorë

Read Next

Lubonja: Puna e vetme që ka bërë Rama është korruptimi masiv i njerëzve, protestat shpresë