Zhdukja e 49-vjeçarit në ujërat e Drinit, zhytësit në operacionin e kërkimeve

Vijojnë kërkimet për 49 vjeçarin Tofik Xhika që dyshohet të jetë mbytur mbrëmjen e djeshme në ujërat e lumit Drin, njofton SYRI TV.

Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin. Pasditen e djeshme dhe gjatë natës kanë kërkuar rreth 200 burra, dhe forcat e policisë, por pa rrezultat. Kërkime me gomone janë bërë edhe nga disa banorë në brigjet e Drinit.

Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet. Banorët kërkojnë ndihmën e palumbarëve, pasi kanë kërkuar në një gjatësi prej 2 km, dhe nuk kanë mundur ta gjejnë.

Read Previous

Anullimet e fluturimeve në mbarë botën hyjnë në ditë e tyre të tretë

Read Next

27 dhjetor 1899, lindi liriku i madh i dashurisë, Lasgush Poradeci