Zhduket një 17-vjeçare në Sarandë

Një 17-vjeçare është zhdukur në Sarandë. Denoncimin e ka bërë në polici vëllai i saj 27-vjeçar. Sipas uniformave blu, ky i fundit ka deklaruar se motra e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Në Komisariatin e Policisë Sarandë ka bërë kallëzim shtetasi R. V., 27 vjeç, banues në Sarandë, se është larguar nga banesa motra e tij 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read Previous

Taulant Balla tregon se kur do të shkojë emri i Presidentit në Kuvend

Read Next

Disa minuta pas fjalimit të Biden për dhunën me armë, të tjera të shtëna në Amerikë