Zhduket nga radari avioni në Rusi / 28 persona në bord

Një avion An-26 me 28 persona në bord u zhduk nga radarët në rajonin Kamchatka, në pjesën lindore të Rusisë. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Franceze e Lajmeve.

Mësohet se 22 prej personave në bord kanë qenë pasagjerë, ku mes tyre është një fëmijë.

Një helikopter i trupave të Ministrisë të Situatave të Emergjencës ruse po përgatiten për një mision kërkimi dhe shpëtimi”, thanë burimet.

Dy helikopterë u mobilizuan për të kërkuar aeroplanin. Sipas disa burimeve, avioni mund të jetë përplasur në det ose mund të jetë përplasur në tokë afër një miniere qymyri në zonën e Palana.

Rrëzimi i fundit serioz i avionit në Rusi daton në maj të vitit 2019, kur një Sukhoi Superjet i ndërmarrjes kombëtare Aeroflot u detyrua të bënte një ulje emergjente dhe mori flakë në pistën e një aeroporti të Moskës, duke vrarë 41 persona.

Në shkurt 2018, një Saratov Airlines AN-148 u rrëzua pak pas ngritjes pranë Moskës për shkak të gabimit njerëzor, duke vrarë të gjithë 71 personat në bord.

MCN

Read Previous

Meta pritet me nderime në Hungari.

Read Next

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe arrestohet për abuzime me tenderin