Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Hidhet shorti për fletën e votimit

Teksa më datë 22 maj do të mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka sqaruar se si do të jetë fleta e votimit.

Ditën e sotme u hodh shorti renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, ku mësohet se ish-kryeministri Sali Berisha  do të jetë i pari dhe Ibsen Elezin i dyti.

Njoftimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre.

Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:

1. Sali Berisha
2. Ibsen Elezi

Komisioni do të njoftojë në vijim kalendarin e takimeve të dy kandidatëve për ditën e martë dt. 17 maj 2022.

Read Previous

Aksidenti/ Zbulohet ermi i kompanisë mirëmbajtëse të ashensorëve në QSUT

Read Next

Qeveria e Kosovës shton sanksionet kundër Rusisë