Zbulohet sarkofagu mbi të cilin janë gdhendur skena nga Iliada

Një ullishte tre milje jashtë qendrës së qytetit të İznik (Nicea) në provincën e Bursës të Turqisë perëndimore tashmë është kthyer në një burim shumë të pasur të sarkofagëve perandorakë romakë, saqë arkeologët besojnë se zona mund të jetë një nekropol (varrezë) i lashtë.

Sarkofagu i parë u zbulua në nëntor 2015. Grabitësit kishin arritur atje të parët, fatkeqësisht, dhe në zellin e tyre për të vjedhur thyen një vrimë të gjerë në kapakun deri atë çast të pacenuar të sarkofagut.

Sarkofagu prej mermeri, afërsisht prej shtatë tonësh, u ngrit dhe u instalua përfundimisht në kopshtin e Muzeut İznik së bashku me monumentet e tjera funerare antike të gjetura në zonë.

Sarkofagu është i stilit atik, në formë drejtkëndëshe me një çati të pjerrët.Të zbukuruara në mënyrë të detajuar në të katër anët, figurat dalin në reliev theksuar përkundër një sfondi arkitekturor kolonash me rrathë, në krye me pedimente të harkuara dhe me majë.

Secila prej hapësirave ndërmjet kollonave përmban një personazh nga mitologjia greke. Studiuesit identifikuan gdhendjet në njërën anë të sarkofagut si një skenë nga Iliada.

Briseis duke u marrë nga Agamemnoni prej Akilit. Në të majtë është Akili i ulur në një karrige (një simbol romak i pushtetit politik, ushtarak dhe fetar) duke luajtur në Lirë. Përballë tij në të djathtë, me dorën në përkrenare, ndoshta në aktin e veshjes së parzmores së Akilit në pritje të luftimit të Trojanëve në vend të tij. Në qendër të hapësirave ndërmjet kollonave është Briseis, princesha e skllavëruar nga Akili pasi ai vrau familjen e saj dhe pushtoi Lyrnessus. Ajo qëndron unlur në një karrige më të thjeshtë dhe shikon nga jashtë. Dy burrat në të djathtë të saj janë Talthybios dhe Eurybates, të dërguar të Agamemnonit të cilët janë dërguar për të kërkuar Briseis për zotërinë e tyre për të kompensuar atë që duhej të hiqte dorë nga e burgosura e tij e luftës/skllave seksi, Chryseis, sepse ajo ishte e bija e një prifti të Apollonit dhe hyjnia këmbënguli në kthimin e saj.

kumtari.al

Read Previous

Xhafaj: Vendimi i Kushtetueses moment reflektimi, Basha të kërkojë ndjesë publike

Read Next

SQUID GAME! FILLON LOJA E VDEKJES