SQUID GAME! FILLON LOJA E VDEKJES

Nga Altin Goxhaj

Sot ata, ndërsa unë 1 javë më parë!
Sot ATA filluan të shpallin fëmijë të vdekur nga Covid mgjithëse virusi është më i dobët tani se më parë dhe nuk ka mbingarkesë në spitale! Ndërkohë numri i fëmijëve të vdekur nën moshën 3 vjeç është i pamundur në një popullsi kaq të vogël sa e jona referuar statikave ndërkombëtare! Më e mundshmja është që fëmija i ndjerë dhe fatkeq është të ketë qenë sëmurë me grip por protokollet e tyre e trajtojnë si me covid! Ato protokolle që kanë bërë kërdinë!

1 javë më parë ju paralajmërova se tani fillon “numërimi” i fëmijëve dhe të rinjve të vdekur për të justifikuar shpimin e fëmijëve tuaj sipas Marëveshjes së Ramës me Pfizer të kontraktuar nga Soros!

Ngushëllime familjes për humbjen e tmerrshme!

Në 13 Nëntor 17:00 të gjithë në Sheshe në të gjithë Shqipërinë: #UnëRezistoj #JoGreenPass
#MbroFëmijën tënd #JoVaksinim me detyrim!
Në Tiranë në Sheshin “Nënë Tereza”!

Kujto 1 javë më parë!
27 Tetor 2021:

Mirmëngjes
Ata kanë vendosur të shpallin këtë muaj fëmijë dhe të rinj të vdekur nga Covidi për ti përdorur si justifikim për reprezalje vaksinimesh dhe ndëshkimesh të aktivistëve pro jetës!
Ata edhe mund ti vrasin me protokollet e tyre!!!
As fëmijët as të rinjtë nuk vdesin nga Covid!
Ndaj dhe nuk kanë asnjë arsye të rrezikojnë duke futur në trupin e tyre atë gjënë që nuk e dimë se çfarë është dhe çfarë efektesh afatgjata ka në të ardhmen dhe ku si prodhuesit dhe qeveritë të detyrojnë të firmosësh se të gjitha përgjegjësitë janë të tuajat në rast pasojash!!

Sipas statistikave zyrtare në gjithë botën kanë vdekur në 2 vjet gjithsej, një fëmijë në 2 milionë fëmijë (me 100 komplikacione të tjera) pra 1 në 4 milionë fëmijë në vit praktikisht 0 në një vend me 600 mijë fëmijë si Shqipëria!!!

Kjo ishte arsyeja pse e kthyen Najadën në krye të Spitalit Infektiv se vështirë të gjesh një njeri të kapur si ajo që i duhet të mbrojë edhe krimet e kaluara! Mbajeni nën vëzhgim Spitalin Infektiv se u duhet me çdo kusht të shtrijnë krimin e tyre deri tek fëmijët dhe të rinjtë… sepse kanë firmosur me Pfizer për vaksinimin e 600 mijë fëmijëve shqiptarë 0-18 vjeç deri në Qershor 2022!

Mendimet e shprehura në këtë botim janë ato të autorit, nuk shprehin domosdoshmërisht vijën editoriale të kumtari.al

Read Previous

Zbulohet sarkofagu mbi të cilin janë gdhendur skena nga Iliada

Read Next

Për herë të parë një grua do të ketë një post të lartë në Vatikan