Zbulohet kontrata/ PS lobim mijëra dollarë në SHBA me firmë të Endri Fugës! Si iu fsheh dokumenti DASH-it

Kryetarja e Gjykatës së PD, Adriana Kalaja, publikoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv një kontratë lobimi të firmosur nga Endri Fuga për të lobuar për figurat e PS-së në SHBA. Kalaja tha se kjo kontratë e vitit 2017 nuk është deklaruar në KQZ.

“I qëndroj pretendimit se s’është deklaruar. Sapo dokumenti më erdhi nga një punonjës i AKSH-it, më rezulton se për këtë kontratë ka investiguar dhe një gazetë e fuqishme, The Hill, kjo kontratë s’është depozituar në DASH, për të cilën çdo kompani lobuese e ka detyrimin e deklarimit.

Kjo kontratë me të gjithë taksat sipas dispozitave ligjore amerikane kanë detyrim për t’i paguar shkon në total 300 mijë dollarë.

Unë kontrollova deklarimet e 2017, sipas bilancit të vetë PS-së, kjo kontratë s’është deklarur as në KQZ, as në bilanc si një shpenzim i bërë për lobim PR e PS-së. Në kontratë thuhet për lobim për kontakte dhe mbështetje nga senati dhe Kongresi amerikan për PS-në.”-tha Kalaja.

Më tej Kalaja u shpreh se problemi është tek burimi i financimit, të cilat dyshohet se janë para të pista.

“Burimi është me para të pastra apo para të pista. Në momentin që një forcë politike, apo individ i një force politike që s’e deklaron, tregon që burimi i financimit jo vetëm që lë për të dyshuar, për para të pista.

Kjo është një nga kontratat që ka nënshkruar PS-ja. Besoj se ka shumë më shumë se kjo, po flasim për 2017, për koincidencë përkon me kohën për kontratën e Bashës.”-tha Kalaja.

Read Previous

‘Veliaj, 2 mln USD lobim në SHBA’/ Kalaja: Paratë u siguruan nga tenderi 3 mln € te Bashkia e Tiranës

Read Next

Berisha reagon pas urdhrit të Prokurorisë: Vendim policesk i Edi Ramës për të rikthyer censurën