‘Veliaj, 2 mln USD lobim në SHBA’/ Kalaja: Paratë u siguruan nga tenderi 3 mln € te Bashkia e Tiranës

Kryetarja e Gjykatës së PD, Adriana Kalaja, denoncoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lobuar në SHBA me 2 milionë euro.

Adriana Kalaja tha se këto para janë siguruar nga tenderi për konsulencë 3 milionë euro në Bashkinë e Tiranës. Ajo denoncoi më herët se PS-ja lobon mijëra dollarë ndërsa publikoi edhe një kontratë të vitit 2017 të firmosur nga Endri Fuga.

“Kam një informacion nga i njëjti person tek AKSHI që më dha kontratën për lobimet e PS-së në SHBA. Më thotë se një kontratë e Veliajt për lobimet që bën në Amerikë shkon në 2 mln dollarë.
Habitem nga fakti se po të shikojmë bilancet e Bashkisë Tiranë, të bën përshtypje se udhëtime dhe dieta kanë vlerë të konsiderueshme që edhe po ta krahasojmë me Ministrinë e Jashtme, më ka ardh një dokument, ka bërë një tender Veliaj për konsulencë.
Nuk thotë se për çfarë duhet, por vetëm projekti që do ndërtohet. Konsulenca që bën Veliaj është 3 mln euro. Ky lloj tenderi duhet të jetë tender ndërkombëtar. Kur ka këtë vlerë, ka kritere ligji. Nëse Veliaj bën tender 3 mln euro për konsuelncë, me përfituesin ndahen lekët dhe lobohet në Amerikë.”-tha Kalaja.

Read Previous

Kush është kandidati për kryeministër i ri i Malit të Zi

Read Next

Zbulohet kontrata/ PS lobim mijëra dollarë në SHBA me firmë të Endri Fugës! Si iu fsheh dokumenti DASH-it