Xhelal Mziu nuk e di akoma që Rama është në mandatin e tretë si kryeministër

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka deklaruar sot në takimin me liderin e demokratëve Lulzim Basha se vetëm platforma e kryedemokratit sipas tij mund të rrëzojë qeverinë socialiste.

“Platforma Basha në 25 prill prishi mendjen jo vetëm të demokratëve e atyre pa parti por edhe të socialistëve, e kishim shumë të lehtë fushatën. Nuk e morëm rezultatin që meritonim as në Dibër as Bulqizë as Mat as Shqipëri se maskarada elektorale që përdori Rama ishte më e keqja e këtyre 30 viteve nuk la insturment ligjor apo antiligjor, s’la para droge krimi apo korrupsioni pa përdorur. Sot ne jemi në opozitë për një arsye për një shkak të një kryeministri kriminel i cili e ka kthyer Shqipërinë në një geto. Koha e etij duhet të kishte marrë fund e do marrë fund. Këtë e realizon vetëm një vetë, platforma Basha që ngeli pa u realizuar për shkak të maskaradës elektorale”, u shpreh Mziu.

Duke folur për zhvillimet brenda PD-së, Mziu tha se “Rama nuk u mjaftua vetëm me maskaradën e 25 prillit por na ka servirur dhe një corbë që një pjesë e mirë e demokratëve sot s’janë në këtë sallë. Ne kemi vetëm një armik, nuk e kemi vetëm ne edhe ata që s’janë në këtë sallë, duhet ta shpëtojmë demokratin socialstët e këtë mund ta bëjë vetëm platforma Basha. Basha i ka dhënë provat e tij, edhe në pushtet kur ishte me standarte që ka krijuar Shqipëria, por edhe në opozitë me nisma ligjore që ia kanë ngushtuar fijen kësaj qeverie kriminale, i sigurt që 2022 do jetë jo si ky vit që i dha frymë të keqes. I sigurt që Basha me demokratët do triumfojë por është e ardhmja e Shqipërisë”, perfundoi ai.

Read Previous

Ngjarje të mëdha që ndodhën gjatë 2021 përmes fotove

Read Next

Artan Hoxha: Monika Lubonja ka tre muaj që rri në BB dhe rrogën e merr si këshilltare e Veliajt