Këto pamje pasqyrojnë disa prej ngjarjeve më të mëdha që karakterizuan vitin 2021.
1-Një turmë e mbështetësve të presidentit Donald Trump, duke ia mësyrë Kapitolit, ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington, më 6 janar.
2-Ela Gubbiotti, duke përqafuar partnerin e saj, anesteziologun Giancarlo Vannimartini, i cili ishte shtrirë në spital për 10 ditë, në një dhomë ku pacientët dhe të afërmit mund ta përqafonin njëri-tjetrin, të mbrojtur nga një strukturë izoluese, brenda repartit për COVID-19, në një spital afër Romës, në Itali, më 20 janar.
3-Emigrantë dhe refugjatë të kombësive të ndryshme afrikane, duke pritur për ndihmë, në bordin e një barke të stërngakuar prej druri, në Detin Mesdhe, rreth 200 kilometra larg bregut të Libisë, teksa një anije spanjolle kërkim-shpëtimi shkonte në drejtim të tyre, më 12 shkurt.
4-Disa njerëz, duke formuar zemra me blicat e telefonave të tyre celularë, në mbështetje të udhëheqësit të burgosur opozitar, Aleksei Navalny, dhe të bashkëshortes së tij, Yulia Navalnaya, në Moskë, Rusi, më 14 shkurt.
5-Një grua, duke ecur pranë një veture të parkuar afër ndërtesave të shkatërruara në Duma, në periferitë lindore të Damaskut, në Siri, më 9 mars.
6-Një protestues, duke u mbajtur për këmishën e një shoku të rënë, gjatë një aksioni të forcave të sigurisë ndaj demonstratave kundër puçit ushtarak, në qytezën Hlaing Tarjar, në Jangon, Birmani, më 14 mars.
7-Anija transportuese e mallrave, “Ever Given”, duke qëndruar në Kanalin e Suezit, pas ngecjes aty në mënyrë diagonale, më 27 mars.
8-Një burrë, duke vrapuar për t’i ikur flakëve të zjarreve të ndezura për djegien e kufomave të viktimave të COVID-19, në një kremator në periferi të Nju-Delhit, në Indi, më 29 prill.
9-Një burrë, duke u goditur nga një top uji, gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë, në një tubim të organizuar kundër masave kufizuese për luftimin e koronavirusit, në Bruksel, Belgjikë, më 1 maj.
10-Një grua kirgize, bashkë me fëmijën e saj, duke ecur nëpër rrënojat e shtëpisë së saj, në fshatin Maksat, afër kufirit mes Kirgizisë dhe Taxhikistanit, më 4 maj.
11-Shtëllunga tymi dhe flakë, duke u ngritur në ajër, pas një sulmi ajror të kryer nga Izraeli në Gazë, më 18 maj.
12-Një burrë, duke u mbrojtur pranë veturës së tij, teksa një sirenë alarmonte për lëshim të raketave nga Gaza, ndërsa sistemi antiraketor izraelit i ndalte ato, afër Ashkelonit, në Izrael, më 19 maj.
13-Dy fëmijë armenë, duke pozuar për një fotograf, para një ndërtese të shkatërruar, me pllakatet e kandidatëve partiakë, në fshatin Shurnk, rreth 200 kilometra në juglindje të Jerevanit, në Armeni, më 15 qershor.
14-Një nënë iraniane, bashkë me fëmijët e saj, të veshur me uniformat e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, duke pritur në një qendër votimi, për të hedhur votën e saj në zgjedhjet presidenciale, më 18 qershor.
15-Një polic, duke vëzhguar, teksa automjetet e policisë përmbyseshin në rrugë, në kuadër të një demonstrate kundër presidentit kuban, Miguel Diaz-Canel, në Havanë, Kubë, më 11 korrik.
16-Fshati Shuld, në distriktin e Ahrvajlerit, në Gjermani, shihet i shkatërruar, pas përmbytjeve të mëdha, më 15 korrik.
17-Drita shumëngjyrëshe, duke hijeshuar Stadiumin Olimpik, gjatë ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, në Japoni, më 8 gusht.
18-Një fëmijë afgan, duke ecur pranë uniformave ushtarake, teksa bashkë me familjen e tij priste të largohej nga aeroporti i Kabulit, pas kthimit të talibanëve në pushtet, në Afganistan, më 16 gusht.
19-Një numër ushtarësh azerbajxhanas, duke mbajtur portretet e ushtarakëve dhe civilëve të vrarë, gjatë Luftës së Dytë të Karabakut, në një marsh përkujtimor në përvjetorin e fillimit të luftës, në qendër të Bakusë, në Azerbajxhan, më 27 shtator.
20-Një ushtar amerikan i NATO-s, duke patrulluar afër kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, teksa serbët hiqnin kamionët dhe veturat që i kishin vënë për të bllokuar rrugën kufitare, më 2 tetor.
21-Një orë dhe një ikonë ortodokse e Virgjëreshës Mari shihen mbi një frigorifer, në njërën prej dhomave të repartit për COVID-19, në Institutin Kombëtar të Pneumologjisë “Marius Nasta”, në Bukuresht, Rumani, më 15 tetor.
22-Një modele, duke vështruar, para një shfaqjeje të Javës së Modës së Evropës Qendrore, në Budapest, Hungari, më 17 tetor.
23-Qindra emigrantë, duke qëndruar në kamp, në anën bjelloruse të kufirit me Poloninë, afër fshatit polak Kuzhnica, më 10 nëntor.
24-Një grua, duke mbajtur një maskë oksigjeni mbi fytyrën e bebes së saj, të sëmurë me koronavirus, në një dhomë të një spitali për fëmijë, në Kiev, Ukrainë, më 16 nëntor.
25-Një punonjës, duke spërkatur një zonë, për t’i zhdukur mushkonjat dhe për të parandaluar përhapjen e etheve të xhunglës, në Karaçi, Pakistan, më 7 dhjetor.
26-Një ushtar ukrainas, duke pushuar, pranë një pozicioni luftimi, në vijën e ndarjes nga rebelët prorusë, afër Katerinivkës, në rajonin e Donetskut, në Ukrainë, më 7 dhjetor.
27Dy gra afgane, të veshura me burka, duke qëndruar ulur, para një salloni bukurie, ku imazhet e grave ishin përdhosur me ngjyrë, në Xhalalabad, Afganistan, më 13 dhjetor./rel/

























