Vrasja e Madrit Ulqinakut jo rastësisht, dyshimet qe fshihen pas vrasjes afer stadiumit “Elbasan Arena”

Prokuroria e Elbasanit i është drejtuar gjykatës së qytetit me kërkesën për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj të riut, Eiden Dimo, i cili ka qënë në shoqërinë e autorit të krimit Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.

Kjo masë sigurimi, ka ardhur pas dyshimeve të forta të ngritura nga grupi i hetimit, se vrasja e Madrid Ulqinakut, mbrëmjen e 17 gushtit 2022,  ka qënë e menduar mirë dhe jo e ndodhur aty për aty.

Megjithëse ngjarja ka nuancat e një konflikti të çastit, sërisht grupi hetimit ka ngritur dyshime të forta se krimi mund të jetë kryer me paramendim.

Kjo pasi Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, janë proceduar nga policia e Elbasanit për “vjedhje”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Shpërndarje të lëndëve narkotike”.

I proceduar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”, ka qënë dhe viktima Madrid Ulqinaku, i cili ka pasur njohje me tre personat përfshirë në këtë konflikt.

Dyshimet janë se prishja e ndonjë pazari droge në kohët e kaluara, mund të ketë sjellë këtë përplasje, ndaj dhe Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, vendosën të ekzekutojnë të njohurin e tyre, Ulqinaku.

Sallufi dhe Peqini, tashmë janë shpallur në kërkim, ndërsa shoku i tyre Eiden Dimo, është arrestuar nga policia dhe sot në orën 13:00 pritet të dali para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Të gjitha këto dyshime për një vrasje të paramenduar, janë shtuar edhe nga dëshmia e dhënë në polici e të arrestuarit Eiden Dimo, i cili ka treguar se pasi kishte përfunduar kursin e patentës, kishte shkuar në banesën e vëllait të Horgitos.

Aty ka gjetur Horgiton dhe Klaudjan Sallufin, të cilët kanë pirë birra dhe kokainë. Më pas Sallufi, i ka thënë Eiden Dimos, cilën armë do zgjidhte për të dalë në qytet, thikën apo pistoletën.

Dhe Dimo ka marrë thikën, ndërsa armën e zjarrit tip pistoletë “TT”, e ka marë pikërisht Horgito Peqini, nipi i Eduart Peqinit që njihet si “Mandela i Elbasanit” dhe aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit.

Të tre të rinjtë kanë dalë në qytet të armatosur. Duket si për të gjetur dikë dhe për të nxitur një konflikt. Pikërisht konflikti ka lindur me Klaudjan Sallufin dhe Madrid Ulqinakun, ku Sallufi e i është drejtuar me fjalët: “…m’bane pis, më pengove…”.

Dhe pas këtij momenti palët janë konfliktuar fizikisht, ndërsa Horgito Peqini, ka nxjerë nga çanta marsup armën dhe ka qëlluar në drejtim të Ulqinakut, duke e lënë të vdekur në vend.

Read Previous

Partia Demokratike ka nxjerrë fakte të reja lidhur me aferën 430 milionë euro të inceneratorëve.

Read Next

Garanci Sovrane abuzive? Në aferën e inceneratorëve shfaqet Anila Denaj (Dokumente)