Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Nga Mitro Çela
“Më vjen turp nga shoqet,- nisi monologun zonjëza ime.- Kemi 40 vjet martuar dhe nuk më ke çuar në Voskopojë?!”…
U desh kjo frazë për të marrë rrugët…
…Vendosëm të ndezim një qiri në kishën e Shën Kollit. Nga jashtë e vogël. Brenda madhështore. Po të ishte e madhe nga jashtë, në kohën e Turqisë, paguheshin më shumë taksa.
Afreske të mrekullushme. Në hajatin jashtë, ishte peneli I vëllezërve Zografi. Brenda kishte pikturuar Selenica, pasardhësi I Onufrit.
U futëm mes pyllit me pisha. Ndaluam në ish kampin e puntorëve. U ulëm në restorant.
-Unë vdes për gjellë fshati,- tha zonjëza ime?!
-Larg qoftë,- ju përgjigja unë! Kush I futet telasheve për të gjetur një nuse të re. Pa thënë, që është problem në moshën time, të kaloj natët e dimërit në shtrat, më një çupëzë të njomë?!…
Për të shpëtuar nga kjo fatkeqësi porositëm: Byrek me dy petë të pjekur në saç. Nikoqirja e kishte bërë dy soje. Një me domate e qepë. Tjetri me gjizë…Mishi I qingjit I pjekur në hell, I përzier me raki kumbull, shto ajrin e pastër dhe ujët si kristal, e bëri zonjën time ti binte vilani nga lezeti!
Kur erdhi koha e kafes turke, në tavolinë arriti Luan Nepravishta, një miku im I lashtë.
-Po ti nga mbive? Të solli gruaja?…
-Kam 15 vjet që jetoj në Voskopojë. Mos zgurdullo sytë, sikur të ka dalë qoftëlargu para sysh! Dëgjomë dhe gjykomë….
-Ditën që mora librezën e pensionit, rrëmbeva gruan dhe gjesdisën nëpër Shqipëri. Kërkonin një vend për të jetuar në pleqëri. Në fillim në Borsh. Pastaj në Pogradec…Zgjodhën Voskopojën. Blemë një shtëpi të vjetër. E riparuan…
-Vitet e para hoqën të “zijtë e ullirit”. Më shumë pa drita se me drita. Rruga: skëterrë. Pa celular…Tani gjërat kanë ndryshuar. Janë shumë çifte të ardhur nga qyteti, që jetojnë në Voskopojë. Ka edhe vendas…
Kur ai fliste, mu duk si një Robison Kruzo I ditëve tona…
-Blejmë edhe ne një shtëpi në Voskopojë? I thashë Ezmerkës, ndërsa makina mori të tatëpjetën…
-Ke luajtur nga fiqiri? Të ndahem nga shoqet?…Ku t’I gjejmë kafet e bllokut? Po “Maks Mara” mund të hiqet qafe?…Jo dhe jo.
/kumtari.al/Marrë nga Faceboo-u autorit/