Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Në kuadër të Ditës së Përkthimit, kumtari sjell për ju poezinë e F. I. Tjutcev (1803- 1873), përkthyer nga P. Kolevica.
Tjutcev është poet krejtësisht i veçantë në letërsinë ruse dhe më gjerë.
Më poshtë mund të shijoni poezinë:
Kam njohur sy- o, ata sy!
Sa fort i desha, e di një Zot!
Kish kaq magi dhe zarr aty,
Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot.
N’atë vështrim të pakuptuar
Zbulohej jeta gjer në fund.
Kish kaq pasion të përvëluar,
Kaq pikëllim sa s’ka kurrkund!
Dhe shihte rëndë, madhërishëm,
Që nën qepallat, mengadal.
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëm
Dhe si një vojtie ish fatal.
Shpesh rrija shihja i mahnitur,
Por asnjëherë s’munda dot
Që ta vështroj pa u tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.
/kumtari.al/