Vodafone, kompania që vjedh në mënyrë të ligjëruar

Nga Klodian Tomorri

Ti ke 20 vjet klient i Vodafone. Në këto 20 vjet, që i bie 240 muaj, ke paguar korrekt faturën cdo muaj. Një muaj, vonohesh një ditë. Vonohesh se mund të jesh me grip, mund të kesh punë, mund të ketë shumë arsye dmth. Vodafoni të ndërpret direkt shërbimin. Je vetëm një ditë vonesë.

Nuk shohin as historikun, as faktin që nje klient që ka paguar 240 here korrekt e ka riskun shumë të ulët të bëhet debitor. Po nejse. Është e drejta e tyre fundja.

Pasi ta ndërpresin, ti shkon paguan menjëherë. Çfarë ndodh pastaj? Duhet të kalojnë orë të tëra që të rilidhet shërbimi. Tani çfarë emri mund t’i vësh një kompanie si kjo?

Kjo është kompania që vjedh në mënyrë të ligjeruar shtetin shqiptar prej të pakten 20 vjetesh. Po po. Me evazion të ligjëruar. Për shkak se ka shkuar atje në Hollandë, Vodafoni nuk i ka paguar një qindarkë divident këtij shteti në 20 vjet.

Dhe në këto 20 vjet u ka marrë qytetarëve shqiptarë të paktën 5 miliardë euro. Dhe në keto 20 vjet këta kanë ndarë qindra milionë euro divident.

Shumë herë mendoj që ne na duhet një kryeministër si Orbani. Që këto kompanitë kështu t’i shporrë të gjitha. Po po. Duhen fuqizuar disa biznese shqiptare, që të zhduket ky soji i këtyre, hajdutëve me soft perëndimor.

Read Previous

Gjykata holandeze : Thesari i arit i gjetur në Krime duhet t’i kthehet Ukrainës

Read Next

Gjykata franceze pranon padinë e Berishës kundër Blinken