Gjykata holandeze : Thesari i arit i gjetur në Krime duhet t’i kthehet Ukrainës

Një gjykatë holandeze vendosi të martën t’ia dorëzojë Ukrainës artefaktet e zbuluara në Krimenë e aneksuar, duke i dhënë një goditje pretendimeve të Rusisë për koleksionin.
 
Si Moska ashtu edhe Kievi pretenduan pronësinë e thesareve skite që datojnë në shekullin II para Krishtit, të cilat iu dhanë hua Muzeut Allard Pierson të Amsterdamit. Ekspozita e muzeut “Krimea: Ari dhe sekretet e Detit të Zi” u hap në shkurt 2014, një muaj para se Rusia të aneksonte gadishullin e Detit të Zi nga Ukraina.
 
Gjykata e Apelit e Amsterdamit mbajti anën e Kievit dhe vendosi që koleksioni i më shumë se 2,000 artikujve duhet të kthehet në Ukrainë, raportoi transmetuesi holandez NOS.
 
“Edhe pse objektet e kanë origjinën nga Krimea,” tha gjykatësi, sipas një video të postuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, “ato janë pjesë e trashëgimisë së Ukrainës pasi u bë e pavarur në 1991”.
 
Sipas RIA Novosti, gjyqtarja tha se vendimi i saj është subjekt i apelimit në gjykatën supreme të Holandës.
 
Një avokat për muzetë e Krimesë të mbajtura nga Rusia tha për RIA Novosti se ata kanë tre muaj për të apeluar vendimin, rast për të cilin diskutimet mund të zgjasin edhe një vit.
 
Ligjvënësit rusë dhe drejtorët e muzeut të Krimesë nxituan të dënojnë vendimin e gjykatës holandeze, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u zotua të “kthejë Krimenë” ashtu siç bëri me arin skith.
 
Katër muzetë e Krimesë filluan një betejë të përbashkët ligjore shtatë vjet më parë për të detyruar Muzeun Allard Pierson të kthejë koleksionin historik të artefakteve arkeologjike të quajtur “Ari Scythian” në gadishull.
 
Koleksioni mbresëlënës përfshin shekullin e 2-të para erës sonë deri në epokën e mesjetës së vonë, kur Krimea ishte në udhëkryqin e rrugëve të lashta tregtare përmes një zone të dominuar nga populli skith.
 
Një gjykatë më e ulët tha në vitin 2016 se thesaret ishin pjesë e trashëgimisë kulturore të Ukrainës dhe duhet t’i kthehen Kievit, duke shtuar se Krimea nuk konsiderohej një shtet sovran.
 
Muzetë e Krimesë apeluan kundër vendimit, duke thënë se artefaktet i përkisnin atyre dhe gjykata holandeze e apelit tha në vitin 2019 se i duhej më shumë kohë për të vendosur mbi këtë çështje.
 
Vetë thesaret jnaë në “dorë të sigurt” në muzeun Allard Pierson, i cili është muzeu arkeologjik i Universitetit të Amsterdamit, në pritje të apelit./Moscow Times
©kumtari.al

Read Previous

Monarkisë më të vjetër në botë po i mbarojnë anëtarët mbretërorë

Read Next

Vodafone, kompania që vjedh në mënyrë të ligjëruar