Vlorë/ Digjet fasoneria, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Një fasoneri është shkrumbuar nga flakët rreth orës 03:20 të mëngjesit të ditës së sotme, (27 qershor 2022) në lagjen “Bashkimi”, Vlorë.

Zjarri ka rënë në disa makineri në brendësi të një fasonerie, në pronësi të shtetases italiane Maria Raffa.

Fasoneria është e pajisur me kamera sigurie të cilat do të kqyren për të mësuar më tepër detaje.

Dëmet materiale raportohet të jenë të konsiderushme.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Read Previous

Investigimi/ Rriten në mënyrë të pa precedentë kostot e rrugës Kardhiq- Delvinë

Read Next

Italia nën alarmin e thatësirës, shpallet gjendja e emergjencës në Lombardi, gjoba kush harxhon ujë