Italia nën alarmin e thatësirës, shpallet gjendja e emergjencës në Lombardi, gjoba kush harxhon ujë

Nga Veriu në Jug, Italia është përshirë nga një krizë hidrike e në një thatësirë të rëndë me pasoja për bujqësinë, turizmin, ekonominë si dhe mungesën e furnizimit të banorëve me ujit të pijshëm.

Dimri i vitit 2021 ka qënë me reshjet e shiut e të borës, më të ulëta të regjistruara në 30 vitet e fundit, baraz me 1/3 e mesatares së kësaj periudhe kohore.

Mjaft preokupuese kjo situatë shfaqet në rajonet veriore italiane ku gjatë muajit maj, reshjet e rëna kanë qënë katër herë më të ulëta se sa mesatarja e përvitshme e këtij muaji.

Në Piemonte niveli i lumit Po është ulur me 3.3 metra e liqeni Maggiore ka aktualisht vetëm 22.7% të mbulesës së tij me ujë.

Ministria e Politikave Bujqësore, e Zhvillimit ekonomik, i Politkave rajonale si dhe Departamenti Kombëtar i Mbrojtes civile, po monitorojnë orë pas ore situatën duke analizuar tregusit që me shumë gjasa po çojnë drejt një emergjence kombëtare.

Rajoni i Lombardisë ka shpallur gjëndjen e emergjencës atmolsferike deri më 30 shtator. e kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala ka lëshuar urdhëresën për mbylljen shatërvaneve, kursimin e sistemit ujitës të parqeve të qytetit, e ka ftuar banorët të kursejnë ujin për kopshtet, taracat, ambientet private apo larjen e automjeteve, pasi territori është në një krizë të thellë hidrike.

Masa të tilla dhe me gjobëvënie deri më 522 euro janë marrë nga kryetarët e bashkivë në rajone të ndryshme italiane si në Toskana, Lomabardi, Emilia Romagana, Lazio e Piemonte për të gjithë ata banorë që harxhojnë ujin e pijshëm për të ujitur kpshtet apo freskuar ambientet.

Mbi këtë gjëndje rëndojnë dhe temperaturat e larta mbi deri në 40 gradë të të gjithë territorin italian e duke vënë në vështirësi me një dëm ekonomik mbi 1 miliardë euro sistemin bujqësor. Në rrezik janë frutat e sezonit si pjepri e shalqiu si dhe kultivimi i domates e i perimeve të stinës.

Guvernatorët e rajoneve i kërkojnë qeverisë qëndrore të shpall gjëndjen e fakteqësisë natyrore për thatësirën, me masa ndihme ekonomike për bujqësinë territoriale e banorët.

Ministri i Politikave Bujqësore, Stefano Patuanelli, në një dalje për mediat ka deklaruar se “në mjaft zona italiane situata është dramatike e në javët e ardhshme pritet që i gjithë territori kombëtar të hyj në këtë zonë të kuqe, krize hidrike”.

Ndërkoha sipas tij, qeveria Draghi po punon për Draftin “Thatësira” që ndoshta mund të deklaroj gjëndjen e emergjencës atmosferike për të gjithë Italinë.

Read Previous

Vlorë/ Digjet fasoneria, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Read Next

Përfshihet nga flakët kamioni në rrugën e Kombit