Video e çuditshme nga UNDP/ Dinosauri hyn në selinë e OKB / Paralajmëron njerëzit për ndryshimet klimatike

Duke folur në selinë e OKB në qytetin e Nju Jorkut, një dinosaur që flet i gjeneruar nga kompjuteri paralajmëron se njerëzit duhet të ndërmarrin veprime për të shmangur zhdukjen, si pasojë e ndryshimeve klimatike – skena e çuditshme shpaloset në videon e publikuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

“Ju jeni duke shkuar drejt një fatkeqësie klimatike. E megjithatë çdo vit qeveritë shpenzojnë qindra miliarda fonde publike për subvencionet e karburanteve fosile,” deklaron dinosauri.

“Mendoni për të gjitha gjërat e tjera që mund të bëni me ato para. Në mbarë botën njerëzit jetojnë në varfëri. A nuk mendoni se t’i ndihmoni ata do të kishte më shumë kuptim sesa, nuk e di, të paguani për vdekjen e të gjithë specieve tuaja ?!”

 

Read Previous

Moti i keq në Itali, a do preket Shqipëria? Sinoptikania: Javën e ardhshme priten stuhi

Read Next

Papa kërkon reagim ‘radikal’ ndaj ndryshimit të klimës