Moti i keq në Itali, a do preket Shqipëria? Sinoptikania: Javën e ardhshme priten stuhi

Sinoptikania Lajda Porja, e ftuar në emisionin “Vila 24”, tregoi parashikimin e motit, për ditën e sotme, fundjavën dhe javën që pritet të nisë.

“Dita e sotme dhe fundjava do të jetë mot i kthjellët, sot pritet deri në 25 gradë edhe nesër do të jemi në këto vlera. Të dielën do të ketë ndryshime, do të jemi në vlerën 23 gradë, megjithatë sërish do të jetë ngrohtë. Mëngjeset janë të freskëta, ndërsa vlerat maksimale janë rreth 17 gradë, në zonat malore dhe 25 gradë në zonat e ulëta. Dita e hënë do të jetë me vranësira, ndërsa reshjet i presim ditën e martë. Do të kemi dhe stuhi ere këtë ditë dhe një det shumë të trazuar. E marta do të jetë ditë vjeshte nga ato tipiket. Nuk është se do presim shumë ditë me diell apo me reshje. Do të jetë i alternuar, gjatë nëntorit do i kemi të pranishme reshjet. Një pjesë e mirë e motit në Shqipëri ndikohet nga Italia. Ajo që ka përfshirë Italinë është stuhi tropikale. Edhe pse ka pasur situatë problematike. Nuk është se do të kemi probleme pasi situata nuk vjen në Shqipëri”, tha Porja.

Read Previous

Shfaqje nacionalizmi, kurthe dhe intriga në Miss Internacional / Reagojnë Miss Kosova dhe Miss Shqipëria për foton me tre gishta

Read Next

Video e çuditshme nga UNDP/ Dinosauri hyn në selinë e OKB / Paralajmëron njerëzit për ndryshimet klimatike