Vëzhgim/ Marketingu guerril i Veliajt në Tiranë

Nga një vëzhgim që ka bërë Kumtari.al muajin e fundit, qyteti i Tiranës është mbushur me Billborde.

Në çdo kryqëzim, përgjatë gjithë rrugëve kryesore të kryeqytetit sheh nga këto “guerrilla marketing”, të cilat janë shumë cilësore dhe shumë verbuese, sidomos natën. 


Në kodin rrugor ekziston një nen që të gjobit për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes së automjetit, ky nen të dënon me gjobë, dhe gjoba është tepër e majme.

Arsyeja është sepse telefoni shpërqëndron drejtuesin e automjetit dhe automatikisht çon në aksidente rrugore.

Dikur këto tabela madje u hoqën nga rrugët, pikërisht me këtë arsyetim.

Ashtu siç vërehet edhe në fotot e mëposhtëme që ka realizuar Kumtari nga një vëzhgim duket qartë që, pozicionimi, vendndodhja dhe drita e tyre janë tepër shpërqëndruese për shoferët.


Kjo vetëm përsa i përket shqetësimit të drejtuesve të automjeteve.

Pa i hyrë përmbajtjes së tabelave të cilat çdo 10 sekonda shfaqin një spot reklamues për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Kjo gjë është e kamufluar në spot me faktin që Tirana është “Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022”, por në të vertetë kjo është një reklamë dhe fushatë publicitare për kreun e bashkisë. E cila bëhet në vit jo elektoral, i serviret me detyrim qytetarit në hapsirën e përbashkët publike.

Dhe pyetjet që ngrihen janë:

-Kush i ka në pronësi?
-Kush ka dhënë lejen?
-Çfarë ka ndryshuar pasi kjo qeveri në 2013 aksionin e parë kishte heqjen e tyre nga rrugët?©kumtari.al

Read Previous

FOTO-LAJM/ Deputeti i Bashës fotografohet me Ramën në Vlorë

Read Next

I shumëkërkuari si trafikant, në Shqipëri lirohet