I shumëkërkuari si trafikant, në Shqipëri lirohet

Narkotrafikanti Dritan Rexhepi, me kërkesa ekstradimi nga tre shtete ndodhet prej javësh në liri.

Për Rexhepin Interpol ka 3 ‘alarme të kuqe’, ndërkohë sipas vendimit të fundit nuk i lejohet të dalë nga Ekuadori.

Sipas burimeve për mediat, Rexhepi prej vitit 2020 ka përfunduar dënimin, por po i kufizohet liria për shkak të frikës së arratisjes pasi rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete.
Rexhepi, ka tentuar dhe nuk i ka ndalur përpjekjet për të dhënë llogari për akuzat para autoriteteve shqiptare, me të cilat pretendon pafajësinë, ndërsa momentalisht e ka të ndaluar të dalë nga Ekuadori.
Disa kohë më parë, u realizua një hetim rreth tij për të gjetur në ngarkim të narkotrafikantit sende apo pasuri të paligjshme, por nga ky hetim ka patur pothuajse zero produktivitet.

Por kush është Dritan Rexhepi?

Europol ka njoftuar se një 40-vjeçar shqiptar drejtonte organizatën kriminale nga Ekuadori. Ndërkohë mediat shqiptare thonë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin Dritan Rexhepi.

Ai konsiderohej si një nga shqiptarët me të kërkuar në botë, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i arratisur nga burgjet e tri shteteve, derisa u kap nga Interpoli në Amerikën e Jugut. I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit, ku sot po vuan dënimin për një sërë veprash penale.

Emri i tij ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli, i cilësuar si “mjeshtri” i arratisjeve, nuk kërkohej vetëm nga Shqipëria, por edhe në shumë shtete të tjera.

40-vjeçari është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet në atdheun e tij për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë në vitin 1998. Ndonëse policia shqiptare e arrestoi studentin e Juridikut, ai arriti që të arratisej në të njëjtën ditë, nga Komisariati i Durrësit.

Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej në mënyrë spektakolare. Dyshohet se Rexhepi mund të ketë lidhje edhe me porosinë e rrëmbimit dhe ekzekutimit të Arjan Prengës.

Read Previous

Vëzhgim/ Marketingu guerril i Veliajt në Tiranë

Read Next

Elvi Fundo nxjerr emrat e mediave që janë paguar nga plehrat (inceneratorët)