Vazhdon i nxehti afrikan në vend me temperatura deri në 39 gradë

Sipas SHMU, për ditën e sotme vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat do të vijnë drejt shtimit në zonat kodrinore e malore. Në këto zona reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje reshjet në periudha afatshkurtra parashikohen në formën e rrebesheve me rrufe e breshër.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 19 deri 35°C
në zona e ulëta 19 deri 37°C
në zona bregdetare 22 deri 34°C
Ju urojmë një ditë të mbarë!

Read Previous

Draghi ikën i pari nga samiti i NATOS. Rretikon t’i rrëzohet qeveria

Read Next

Putini dënon ‘ambicjet perandorake’ të NATO-s, paralajmëron Finlandën dhe Suedinë