Draghi ikën i pari nga samiti i NATOS. Rretikon t’i rrëzohet qeveria

Italy’s Prime Minister, Mario Draghi arrives for a press conference on March 31, 2022 at the Foreign Press Association in Rome. (Photo by Andreas SOLARO / AFP)

Tension në radhët e partive të koalicionit të qeverisë italiane të kryeministrit Mario Draghi. Shkak është bërë një intervistë e sociologut Domenico De Masi, i cili tha se Draghi i ka kërkuar Beppe Grillo të largojë Giuseppe Conte nga “Lëvizja 5 yjet” sepse ishte një person i papërshtatshëm.

Situata është bërë serioze duke bërë që kryeministri italian të lërë para kohe samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës. I pyetur nga mediat italiane, kryeministri italian tha se “kishte filluar të sqarohej dhe se qeveria nuk rrezikon”.

Edhe Palazzo Chigi bëri një deklaratë ku theksoi se “Draghi nuk i ka kërkuar asnjëherë Grillos largimin e Contes”. Megjithatë Draghi ka lënë menjëherë Madridin mbrëmjen e së mërkurës pasi të enjten në mëngjes do të zhvillojë një sërë takimesh me partitë e koalicionit që kanë formuar qeverinë.
Conte u pa në mbrëmje të hynte edhe në presidencë ku pati një takim rreth një orë me Presidentin Sergio Mattarella. Gjatë takimit, Conte tha se kishte folur për peshën e situatës, por jo për largimin e “Lëvizjes 5 yjet” nga qeveria.

Read Previous

Burri i Besa Shahinit: Rama është bullizues me vartësit

Read Next

Vazhdon i nxehti afrikan në vend me temperatura deri në 39 gradë