“Urdhëroi rrafshimin e përmendores për genocidin e Lumës”- Berisha akuza kryeministrit: Ia kërkoi Vuçiç! Rama i urren shqiptarët, ç’do thotë për foshnjat që u dogjën

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me kërkesë të presidentit, Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar prishjen e përmendores së ngritur në Kukës për viktimat e genocidit serb në Lumë.

Sali Berisha: “Në kundërshtim me Kushtetutën dhe çdo gjë, Rama urdhëron mos zbatimin e rregullit dhe injorimin e të drejtave kushtetuese ligjore të deputetit. Rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nuk paraqitet në seancë dhe ne duhet të jemi aty për të mbrojtur, në mënyrën më të vendosur të drejtat tona.

Jo vetëm nuk paraqitet rezoluta por me urdhër të Ramës shembet në mes të qytetit të Kukësit, përmendorja e ngritur në kujtim të viktimave të gjenocidit serb në Lumë.

Shqiptarët duhet ta dinë se gjenocidi serb universalisht i dënuar është gjenocid që kanë kryer në Lumë.

Genocidi u Lumës në dokumentet e kohës është vlerësuar unanimisht si krim genocid.  Rama urdhëron Safetin të shkelmojë mbi shpirtrat e tyre dhe të rrafshojë përmendoren e ngritur pak vite më parë në nderim 1200 qytetarëve shqiptarë në një barbari të pashembullt dhe këtu Rama heq përmendoren e ngritur.

Urdhëroi rrafshimin e përmendores gjatë këtyre netëve. Është antishqiptar, që urren shqiptarët. Ka gjak tradhtari, jo shqiptari dhe duhet të mësohet se pavarësisht nga përkatësia etnike mund të jesh patriot shumë me tepër se ai që është i etnisë shqiptare. Ky as nuk ka komb, as nder, as flamur e atdhe. Çfarë u thotë foshnjave që u dogjën, lexon ky njeri apo jo atë histori që tronditi botën. Prishi përmendoren me kërkesë të Vuçiç. Rama mund të bëjë çdo gjë, gjithçka.

Read Previous

Aleatja e Trump kritikon vizitën e Zelensky në SHBA

Read Next

Pse Leo Messi nuk është shqiptar