Unaza e Elbasanit burim aksidentesh/ Banorët në protestë pas vdekjes së 20-vjeçarit

Unaza në Elbasan, pjesë e aksit nacional Elbasan- Librazhd, është burim aksidentesh dhe vijon çdo ditë të marrë  jetë njerëzish.

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Elbasanin me vdekjen e një të riu në aksident rrugor, banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” janë ngritur në protestë.

Banorët fajësojnë sinjalistikën dhe infrastrukturën në aksin nacional Elbasan-Librazhd që i mori jetën 20-vjeçarit.

Vdekja e Fiorit disa ditë më parë nuk është rasti i vetëm i aksidenteve në atë aks problematik.

Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit shpesh është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve si dhe mungesa e ndriçimit.

Read Previous

Banorët e Bërxullës protestë për aksin Thumanë-Kashar

Read Next

Kiko bëhet avokat i McGonigal