U ngacmuan gratë/ Plas grushti mes pushuesve në Vlorë

VLORË – Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Mëson se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike duke gjuajtur ndaj njëri tjetrit me grushte. Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë të lënduarve.

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.

 

Read Previous

Artisti që nuk u vlerësua as dje as sot NAZIF TALELLI, MADHËSHTIA QË TRONDITI MEDIOKRITETIN E KOHËS

Read Next

Nga Lutfi Dervishi: U bëmë për 1 lek!