Transporti publik falas, Belind Këlliçi: Kam marrë mijëra mesazhe, entuziazëm i jashtëzakonshëm!

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi foli në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv, për premtimin e tij për transport publik falas, nëse ai fiton zgjedhjet e 14 majit.

Këlliçi tha se bashkisë i kushton vetëm 6.8 e buxhetit, prej 240 mln euro në vit, ndërsa përfitojnë 200 mijë qytetarë në ditë, ekonomia familjare e të cilëve lehtësohet ndjeshëm.

Ai tha se ka marrë mijëra mesazhe entuziaste nga qytetarët që përdorin urbanët e Tiranës çdo ditë.

“Shumica janë familjet në nevojë, të varfrit, pensionistët, studentët që unë kam marrë me mijëra mesazhe deri tani me entuziazëm të jashtëzakonshëm, por me një pikëpyetje: Belind, a realizohet? Ky premtim që kam dhënë që tingëllon bombastik nuk është çështje parash, por a ke vullnet poilitik për të bërë një ndryshim apo ke një vullnet për të vjedhur paratë e qytetarëve. E përdorin këtë shërbim 200 mijë qytetarë, priten 140 mijë bileta në ditë që do të thotë 56 mln lekë në ditë, që do të thotë 1.5 mln euro në muaj, 18 mln euro në vit. Nga këto 18 bashkia i paguan 1.5 dhe mbeten 16.5. Kjo 16.5 është vetëm 6.8% e një buxheti prej 240 mln euro në vit që ka bashkia. Ku ka më mirë për një kryetar bashkie që të alokojë vetëm 6.8% të buxhetit për t’i shërbyer 200 mijë qytetarëve në ditë”, u shpreh Këlliçi.

Read Previous

Donald Trump nën arrest, çfarë do të ndodhë në seancën e sotme

Read Next

‘Do shkoj me gazetarët, ftoj dhe ambasadën e SHBA’/ Këlliçi: Nëse inceneratori do jetë fantazmë, do të ndërpres pagesat!