Tiranë, nipi 20-vjeçar dhunon xhaxhain

Dhuna në familje është kthyer në një fenomen që prodhon çdo ditë njoftime policie, pasi uniformat blu thirren për të zgjidhur konflikte mes çifteve por edhe mes prindërve e fëmijëve.

Në një rast dhune në Tiranë, policia është thirrur për të vënë në pranga një 20-vjeçar që ka dhunuar xhaxhain e tij.

I riu me inicialet O.Zh. është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka rrahur me grushte xhaxhain e tij.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Zh., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, xhaxhain e tij”, njofton policia.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur motivet e sherrit.

Read Previous

Lidhja Demokratike e Gruas proteston përpara Kryeministrisë

Read Next

Këlliçi u dhuron tulipanë shitëseve ambulante: Bashkia nuk do të jetë më terrori i nevojtarëve