Lidhja Demokratike e Gruas proteston përpara Kryeministrisë

Sot Lidhja Demokratike e Gruas do të protestojë në orën 10:30 për të drejtat e mohuara të grave e vajzave. Lajmin e shpërndau kryetarja e LDGSH, deputetja Albana Vokshi në rrjetet sociale.“Ne sot do të jemi garante për çdo grua dhe vajzë që nuk flet dot hapur për një mijë e një arsye. Protestojmë për çdo grua të dhunuar, për çdo nënë që i qan shpirti, – tha Vokshi. – Do jemi në këmbë për të protestuar, për të mbrojtur familjen tonë të përbashkët, për t’i dalë zot fëmijëve, familjes! Ora 10.30 para Kryeministrisë”, përfundon njoftimi i saj.

Read Previous

‘8 marsi’/ Fuga: Revoltojuni ndaj çdo sundimi mashkullor arbitrar!

Read Next

Tiranë, nipi 20-vjeçar dhunon xhaxhain