Tiranë/ Makina përplas motoçikletën, plagoset drejtuesi

Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur këtë të Mërkurë në Tiranë.

Raportohet se një makinë ka përplasur një motor në zonën e Freskut.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit.

Nga pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet se drejtuesi i mjetit i shtrirë, ndërsa panë tij janë grumbulluar qytetarë të shumtë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca për të transportuar në spital të lënduarin. Një hetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të aksindetit.

Read Previous

Banka Botërore: Qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve ka vetëm një rrugë, rritja e pagave

Read Next

“Tmerr” në kanalin e La Manshit, prishet treni nënujor: Dhjetëra pasagjerë mbeten të bllokuar