“Tmerr” në kanalin e La Manshit, prishet treni nënujor: Dhjetëra pasagjerë mbeten të bllokuar

Dhjetëra njerëz mbetën të bllokuar për orë të tëra brenda tunelit të Kanalit të Le Manshit, si pasojë e prishjes së një treni nënujor, që lidh Francën me Anglinë.

Daily Mail raporton se pasagjerët e Eurotunnel Le Shuttle u evakuuan përmes një tuneli shërbimi emergjence pasi duhej të braktisnin automjetet e tyre. Ata u transferuan përfundimisht nga një tren zëvendësues dhe u dërguan në terminalin Folkestone në Kent.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa nisi kur alarmet e trenit ranë dhe kjo duhej të hetohej.

Pas ngjarjes pasagjerët u shprehën se ishin të tmerruar nga ajo që kishte ndodhur, pasi nuk e dinin se çfarë po ndodhte, ndërsa ecnin në tunele pa e ditur se ku po shkonin.

Read Previous

Tiranë/ Makina përplas motoçikletën, plagoset drejtuesi

Read Next

Pse nisën hetimet për Ilir Metën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *