The Sun i përvishet presidentit të Francës Macron : “Autokrat me iluzione madhështie”

E përditshmja britanike “the Sun” i ka kushtuar një koment tallës dhe kritik presidentit të Francës Emanuel Macron, pas pretendimit të këtij të fundit se besueshmëria e Britanisë ka rënë për shkak të situas së krijuar me peshkimin.

The Sun pohon se Macron përplaset për të drejtat e peshkimit për të rritur kredibilitetin e tij poltik në vend, pas rezultateve të dobëta në sondazhe për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

 

Koment i plotë nga “The Sun”

Emmanuel Macron pretendon se besueshmëria e Britanisë është në kufi për rradhët e peshkimit pas Brexit.

“Kur kaloni vite duke negociuar një traktat, disa muaj më vonë bëni të kundërtën. . . nuk është një shenjë e madhe e besueshmërisë suaj,” ankohet ai.

A e ka harruar Napoleoni inferior se është pikërisht ajo që bënë miqtë e tij të BE-së kur u përpoqën të bllokonin furnizimet tona të vaksinave që kalonin nëpër Irlandën e Veriut disa javë pas Brexit?

Dhe pse duhet të na jepet leksion mbi besueshmërinë nga një njeri që fillimisht e përfoli vaksinën britanike AstraZeneca dhe më pas u përpoq të vidhte miliona doza nga furnizimet tona?

Përplasja e Macron për të drejtat e peshkimit është një përpjekje e dëshpëruar për të mbështetur fushatën e tij presidenciale.

Me epërsinë e tij të pakët në sondazhe, autokrati me iluzione madhështie është i tmerruar nga përballja me Waterloo-n e tij vitin e ardhshëm.

Edhe ish-shefi dhe mentori i Macron-it, ish-Presidenti Francois Hollande, është kthyer kundër tij dhe i ka quajtur politikat e tij të pafundme.

Read Previous

Tensione mes Libanit dhe Arabisë Saudite

Read Next

Sot ka ndryshuar ora, 60’ mbrapa