Tetë persona të vrarë në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani

Policia e Hamburgut tha gjatë natës se beson se ishte vetëm një sulmues dhe se besohet se ai ishte në mesin e të vdekurve.

Ata bënë të ditur se pasi oficerët arritën dhe gjetën njerëz me plagë të dukshme me armë zjarri në katin e parë, ata dëgjuan një të shtënë në katin e sipërm dhe gjetën një person të plagosur rëndë aty, për të cilin dyshohet se mund të ketë qenë sulmuesi.

“Hetimi për motivin e krimit po vazhdon”, tha policia.

Pamje nga Kisha e Dëshmitarëve të Jehovait, ku disa njerëz janë vrarë dhe plagosur rëndë nga të shtënat, në qytetin verior gjerman të Hamburgut, Gjermani, 10 mars 2023.

Zëdhënësi tha se policia u njoftua për të shtënat rreth orës 21:15 të enjten, dhe kanë dalë me shpejtësi në vendngjarje.

Kryetari i Bashkisë së Hamburgut, Peter Tschentscher, shkroi në Twitter se lajmi ishte “tronditës” dhe shprehi ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Dëshmitarët e Jehovait janë pjesë e një kishe ndërkombëtare, e themeluar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 19-të dhe me seli në Uaruik të Nju Jorkut. Kisha pretendon se ka një anëtarësim prej rreth 8.7 milionë besimtarëve në mbarë botën, me rreth 170,000 në Gjermani.

Anëtarët janë të njohur për përpjekjet e tyre për të shpërndarë besimin e tyre përmes trokitjeve në dyer dhe shpërndarjes së literaturës në sheshet publike.

Praktikat e veçanta të këtij besimi përfshijnë refuzimin për të mbajtur armë, për të marrë transfuzion gjaku, për t’iu përulur flamujve kombëtarë ose për të marrë pjesë në qeverisjet laike.

Read Previous

SHBA, një tren mallrash del nga shinat

Read Next

Nëna braktis vajzat në Suedi që të kërkonin azil, nis procedimi ndaj saj