Tensionet në Kosovë, reagon Begaj: Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik

Presidenti i republikës, Bajram Begaj ka reaguar mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Begaj përshëndet autoritetet e Kosovës për maturinë e treguar, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë shmangën një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë për rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.

“ Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i konfirmuar jo vetëm nga mbi gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur atë, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë,” u shpreh Kreu i Shtetit duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Deklaratat Begaj I bëri gjatë takimit me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez Pérez-Castejón, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 

Read Previous

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Read Next

Meta: Serbia të heqë dorë nga provokimet ndaj Kosovës. Rama heshti për 24 orë përngjarjet në Veri të Kosovës