Të shtëna me armë në “Komunën e Parisit”

Një person është plagosur me armë në “Komunën e Parisit”/Tiranë njofton policia e kryeqytetit.

Blutë e kryeqytetit thotë se 22-vjeçari R.Balla u plagos me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar.

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj”-njofton policia.

Read Previous

Shqipëria e pa fat ndaj Polonisë

Read Next

Në mes të krizës së çmimit të gazit, Johnson pushon në vilën prej 25,000 paundësh në javë, në kodrat mbi Marbella