Në mes të krizës së çmimit të gazit, Johnson pushon në vilën prej 25,000 paundësh në javë, në kodrat mbi Marbella

Kryeministri po qëndron në pronën e shokut të tij Tory Zac Goldsmith prej 25,000 paundësh në javë në kodrat mbi Marbella, por është vënë nën kritika për kohën e pushimeve të tij në mes të kaosit nga çmimet e larta të gazit dhe rafteve të zbrazura.

Ndërsa zoti Johnson këmbëngul se ai vazhdon të punojë për të zgjidhur problemet në rritje të Britanisë, ai është parë të shëtisë në tarracën e pronës luksoze me duart pas kokës.

Dhe sonte ai u pa duke skicuar një imazh të diellit që perëndonte mbi Detin Mesdhe nga kodra Andaluziane.

I veshur me një këmishë të bardhë të rrudhosur dhe me një pamje të shkujdesur në fytyrë, ai ngjyroste një kanavacë në një këmbalec të ngritur në ballkon, me pamje nga deti.

Johnson duket se e ndan këtë hobi me heroin e tij politik, Sir Winston Churchill – një artist amator, i cili kishte krijuar më shumë se 500 piktura.

Vlerësimi i tij për vepra të tilla arti mund të ketë ardhur edhe nga nëna e tij e ndjerë, Charlotte Johnson Wahl, e cila ishte një piktore.

Përpara shpërnguljes së Carrie në No 10 Downing Street, u zbulua që Zoti dhe Zonja Johnson pushojnë duke kaluar mbrëmjet e tyre duke pikturuar së bashku.

Kryeministri është përballur me kritika për kohën e udhëtimit të tij jashtë vendit, në mes të krizës së vazhdueshme të karburantit dhe energjisë në Britani, së bashku me publikimin e një raporti të ashpër që zbuloi një varg dështimesh të ministrave në lidhje me trajtimin e pandemisë koronavirus.

Por 10 Downing Street dhe figura qeveritare kanë mbrojtur të drejtën e tij për të bërë pushime këtë javë, me Ministrin e Sigurisë Damian Hinds duke thënë se ishte “e rëndësishme për të gjithë vendin” që udhëheqësi i tij politik të ketë një kohë pushimi.

Ai gjithashtu është parë duke punuar në laptopin e tij në mes të periudhave të relaksimit dhe po mbahet i përditësuar rregullisht mbi punën e vazhdueshme për të adresuar çështjet aktuale rreth karburantit dhe zinxhirrëve të furnizimit, sipas zëdhënësit të tij.

Sonte ai u pa duke skicuar një imazh të diellit që perëndonte mbi Detin Mesdhe nga kodra Andaluziane.
Johnson duket se e ndan këtë hobi me heroin e tij politik, Sir Winston Churchill – një artist amator, i cili kishte krijuar më shumë se 500 piktura.
Vlerësimi i tij për vepra të tilla arti mund të ketë ardhur edhe nga nëna e tij e ndjerë, Charlotte Johnson Wahl, e cila ishte një piktore.
Vizatim i realizuar nga Johnson gjatë një vizite në nje shkollë.

/daily mail/

kumtari.al

Read Previous

Të shtëna me armë në “Komunën e Parisit”

Read Next

Kujdes mos u marto me të! Për një kohë të gjatë mendohej se një portret i Holbein e bëri Henry VIII të dashurohej me Anne Cleves … por në të vërtetë ishte një paralajmërim për të mos u martuar me të