Taulant Balla paditet për shpifje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,  është paditur për shpifje nga kandidati i PBDNJ-së për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri.

Padia vjen pas një deklarate të Ballës për mediat ku u shpreh se është i turpshëm kandidimi i një personi të dënuar për masakrën e Peshkëpisë, duke iu referuar Fredi Belerit.

Njoftimi i zyrës së Fredi Belerit:

Kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës, Fredi Beleri siç e kishte paralajmëruar më 28 shkurt 2023 pas shpifjeve të shëmtuara të bëra ndaj tij nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga qyteti i Fierit, ka ngritur padi tij.

Ai bëri edhe deklaratën e mëposhtme:

‘Edhe pse e paralajmërova zotin Taulant Balla se ai do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për deklaratat e tij shpifëse dhe të rreme ndaj meje, ai vazhdoi të mbështesë shpifjet e tij. Sot kam ngritur dhe depozituar padi. Me anë të së cilës kam kërkuar  dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të cilat do t’ia dhuroj të gjithë shumën ‘Shtëpisë së Foshnjës Vlorë’.

Të paktën në këtë mënyrë  një shpifës i tillë do të ketë kontribuar sado pak në shërbimin e rrënuar të shtëpive të foshnjave nëpër bashki. Jam i bindur dhe shpresëplotë për vendimin e drejtësisë shqiptare.

Por, përgjigjen politike do ta marrin shpifësit përsëritës si Taulant Balla më 14 maj kur Himara të zgjedhë një kryetar bashkie që do t’i shërbejë interesave të vendit dhe jo miqve të tij’.

Read Previous

Cila është tani PD me vulë?

Read Next

Aksidenti hekurudhor në Greqi/ Xhaçka publikon emrat e 6 viktimave shqiptare