Cila është tani PD me vulë?

Vendimi i Gjykatës së apelit për ti rikthyer vulën e opozitës zyrtare një pakice të papërfillshme brenda PD-së nuk është asgjë më shumë se vijimi i politike mbi një vjeçare që synon mbajtjen në këmbë të një plurarizmi fallco. Ai filloi me mbrojtjen e kokës së Lulzim Bashës me forca speciale në  9 janar 2022. Ai vijoi me bashkimin e votave për zgjatjen e mandatit të gjyqtarëve të vettingut, të akuzuar deri në atë kohë si komisarë mavi të rilindjes në sistemin e drejtësisë. Ai u konsolidua me njohjen e Alibeajt si palë nga Lindita Nikolla (ndonëse ky i fundit nuk u votua dot kurrë nga këshilli kombëtar sipas statutit të vet). Ai mori formë me njohjen e tij si ankimues në një proces ku nuk kishte qene palë. Ai u qesharakëzua me negociatat karagjoze për zgjidhjen e gjoja presidentit konsensual. Ai u bë i hapur me kolaboracionizmin parlamentar për të parjashtuar me ligj Ilir Metën nga politika. Ai mori formë me vendimin gjyqsor për të njohur si PD disa fantazma politike pa mbashtetës.

Po çfarë është sot kjo PD me vulë që Rama dhe veglat e tij duan ta shesin si opozitë? Ajo është një konglomerat që në letër ka ende si kryetar Lulzim Bashën, pasi ai megjithëse ka një vit i dorëhequr, mban emrin të regjistruar në gjykatë. Ajo është një mish mash që nuk zgjedh dot lider të ri dhe qëndron me kukull në detyrë. Ajo është një mini grup që nuk ka ende kandidatë për zgjedhjet lokale në Tiranë, Durrës, Elbasan. Pasi askush nga ata deputetë që thonë se i përkasin atij grupi, nuk kanë guximin e Belind Këlliçit apo Luçiano Boçit për të lënë mandatin dhe për tu hedhur në garë. Shkurt ata janë një instrument për të prishur punë.


Mirëpo këtij instrumenti KQZ do i njohi të drejtën për të caktuar komisionerët e ruajtjes së votës anti Rama në zgjedhje. Ajo do i derdhë në llogari financimin që i përket opozitës. Ajo do i vërë në dispozicion kohën televizive të fushatës elektorale. Pra qëllimi i asaj që bëri Gjykata e Apelit është i qartë: të mbajë në këmbë me mjete shteterore, një opozitë pa vota. Pak javë më parë gjatë një interviste në Opinion, kryeministri Rama u pyet nëse atij i dukej normale që të hynte në zgjedhje pa opozitë reale? Çdo kryeministër i përgjegjshëm meret me mend se ç’përgjigje do kishte dhënë. Por Rama i tha ftohtë Fevziut se për këtë se çante kokën dhe se prokupimi i tij qe programi që PS do shpaloste para zgjedhjeve.

Pra mesazhi për gjykatën qe i qartë. Zgjedhjet i bëjmë dhe pa opozitë fare, madje quhet luks po patëm ndonjë krijesë fallco.

Këtë mesazh ka marrë edhe Ilirian Celibashi. Ai do të jetë kryekomisioneri i një palë votimeve ku një pjese të madhe të elektoratit do i hiqet e drejta e përfaqësimit. E gjitha po bëhet me qëllim që grupimi i Berishës ta bojkotojë këtë garë dhe në vend të përsëritet një realitet si ai i vitit 2019 kur kundërshtarë politikë u emëruan Kujtim Gjuzi, Jenisheri dhe ajo deputetja e kërpëratave. Natyrisht ish foltoristët nuk do bojkotojnë se ata janë të dënuar që të luftojnë për të mos u zhdukur. Por ama strategjia mbi një vjeçare e pushtetit i shndërroi zgjedhjet e 14 majit në farsë. Ajo i vrau ato duke i rikthyer në votime. Dhe këtë radhë qëllimin e arriti edhe me ndihmën e bejlerëve butaforikë të grupit Lul-Enkeleid, që pranuan të luajnë si shejtanë budallej, rolin e një opozite fallco./lapsi.al

Read Previous

Lëvizjet tektonike do shkaktojnë një tjetër tërmet 7.4 ballë, i kërcënuar edhe rajoni

Read Next

Taulant Balla paditet për shpifje