Sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi, ndryshon kampionat…

Sokol Cikalleshi nis një aventurë të re në karrierën e tij, duke u larguar pas 7 vitesh nga futbolli turk, për të provuar një eksperiencë të re. Sulmuesi 32-vjeçar, nga ky sezon do të tregojë vlerat e tij në futbollin e Arabisë Saudite.

Pas një akordi mes palëve, klubi i Koniaspor ka pranuar që të huazojë Cikalleshin në radhët e klubit të Al Khalej, i cili militon në elitën e futbollit në kampionatin e Arabisë Saudite. Futbollisti shqiptar do të jetë i huazuar për këtë sezon në radhët e kësaj skuadre, e cila kërkon të afirmohet në elitë.

Për sulmuesin shqiptar, i cili ka shkëlqyer në futbollin turk duke qenë protagonist në vitet e fundit me Koniaspor, kjo është një aventurë e re e rëndësishme në një kampionat i cili po tërheq futbollistë të njohur.

Read Previous

Vulin i thotë Lavrovit se Serbia nuk është pjesë e histerisë anti-ruse

Read Next

LAKMIA E KA HELMUAR SHPIRTIN E NJERIUT…