LAKMIA E KA HELMUAR SHPIRTIN E NJERIUT…

Nga Charlie Chaplin

…Secili prej nesh ka vendin e tij në tokë, e natyra është e pasur, ajo mund t’i ushqejë të gjitha qeniet njerëzore. Të gjithë mund të kemi një jetë të bukur dhe të lirë, por këto i harrojmë.
Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut, e ka bllokuar botën me urrejtje, na ka bërë të biem në gropë të varfërisë e në rrëketë e gjakut. Edhe shpejtësinë që e zhvilluam, e zhvilluam për t’u mbytur ne vetë.
Makineritë që i kemi me bollëk, na kanë lënë në batakun e pakënaqësive. Dija na bëri të ktheheshim në cinikë. Jemi kthyer në jonjerëzorë, me ndihmën e forcës së inteligjencës: mendojmë shumë dhe nuk ndiejmë sa duhet.
Edhe jemi mekanizuar shumë, e na mungon njerëzillëku. Jemi shkolluar shumë, por na mungon zemërbutësia dhe mirësjellja. Pa këto cilësi njerëzore, jeta s’është veçse dhunë dhe gjithçka është e humbur…/ObserverKult

Read Previous

Sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi, ndryshon kampionat…

Read Next

“ALI PASHA I JANINËS NUK KA NDËRRUAR JETË: DINAKU U ARRATIS NË ISHULLIN E MENORCA-S ME 12 ARKA”