Sulmohet ambasada e Azerbajxhanit në Iran- vritet shefi i sigurise

Shefi i Sigurisë së Ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran është qëlluar për vdekje.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se si pasojë e sulmit me armë kanë mbetur të plagosur dhe dy roje sigurie.

“Një burrë me pushkë të llojit Kalashnikov e ka qëlluar për vdekje shefin e sigurisë në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran, si dhe ka plagosur dy roje tjera të ambasadës”ka njoftuar ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.

Ministria ka thënë se hetimet kanë nisur, ndërsa përsa i përket gjendjes shëndetësore të rojeve që janë plagosur thotë se është stabël.

Irani, vend në të cilin jetojnë miliona azerbajxhanas, e ka akuzuar Bakun disa herë për nxitje të qasjeve separatiste në territorin e tij. Marrëdhëniet në mes të Azerbajxhanit dhe Iranit kanë qenë tradicionalisht të tensionuara, pasi Bakuja është e afërt me, Turqinë, rivalen historike e Iranit.

Read Previous

Sulmohet me thikë një i ri në sheshin “Skënderbej”

Read Next

Skandali “McGonigal”/ Meta: Rama korruptoi zyrtarët e huaj për të minuar demokracinë