Sportisti amerikan shfaqet në stadium me simbolin kombëtar shqiptar

Jemi koshientë që flamuri kombëtar është një nga më të bukurit dhe të këtij mendimi duket se janë edhe shumë të tjerë.

Reperi më famë botërore, Drake ishte rasti i fundit që ngriti në këmbë shqiptarët pasi ai jo vetëm që i dedikoi një këngë një vajze shqiptare, por edhe e ndërtoi videoklipin tërësisht me motive shqiptare, por edhe shprehu dëshirën për të vizituar vendin tonë.

Tani një sportist i njohur në SHBA duket se është dashuruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan, Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare.

Palmer është një futbollist i suksesshëm i ‘Los Angeles Chargers’ në NFL (Liga Kombëtare e Futbollit) në SHBA. Nuk dihet nëse Joshua Palmer ka bërë një “fashion statement” apo e lidhë diçka më shumë me Shqipërinë, ashtu si bashkatdhetari i tij kanadez Drake. Por ajo që dihet, është që kjo pamje kënaq sytë dhe zemrat e shqiptarëve.

Read Previous

Tërmeti i fortë në Kinë, qindra viktima dhe të plagosur

Read Next

Dua Lipa rekomandon listën e preferuar të librave, në mesin e tyre edhe një autore shqiptare