SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Arben Ahmetajt në Palasë

Me urdhër të SPAK, është sekuestruar vila e ish-gruas së Arben Ahmetajt në Palasë. Sekuestrimi ka ardhur në kuadër të hetimeve për inceneratorët, ku Ahmetaj ëshët i përfshirë.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është marrë nën hetim nga SPAK. Ai po investigohet për tre akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kujtojmë se në fillim të muajit, nisi verifikimi pasuror ndaj Ahmetajt. Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle më 9 Mars në shtëpitë e ish-gruas Albina Mancka dhe bashkëjtueses aktuale Erjola Hoxha. Kontrollet u zhvilluan pas urdhrit të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Read Previous

Po hyj në një garë për Bashkinë e qytetit ku linda e u rrita, qytetit që e dua shumë.

Read Next

Tirana, mes 11 qyteteve me kujdesin më të dobët shëndetësor