SPAK lëshon urdhër arreste për Mirel Mërtirin dhe 10 persona të tjerë

SPAK ka lëshuar ditën e sotme disa 11 urdhër arreste për aferën e inceneratorëve, ndërsa në pranga janë vënë 5 prej tyre.

Ndërkohë që 6 të tjerët janë shpallur në kërkim policor. Mes personave që është lëshuar urdhër arresti është dhe Mirel Mërtiri, protagonisti i inceneratorëve.  Aksioni i uniformave blu me urdhër të Prokurorisë së Posaçme është ende në vijim e sipër.

Pak ditë më parë, SPAK ngriti akuzë zyrtare ndaj Mirel Mërtirit për inceneratorin e Elbasanit.

“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhet në aktakuzën e SPAK.

Në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit, SPAK akuzon për shpërdorim detyre edhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Më herët, ai dyshohej vetëm për inceneratorin e Fierit, por tashmë më ketë akuzë të re, pozita e tij përballe drejtësisë rëndohet së tepërmi.

“Nga tërësia e akteve të këtij procedimi penal provohet fakti dhe krijohet bindja se Alqi Bllako në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në Bashkëpunim me shtetasit Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhul Çabiri e Serafin Papa në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të dhënies së koncesionit si dhe në bashkëpunim me Lefter Kokën në cilësinë e ministrit të Mjedisit, kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës”, thuhet më tej në dokumentin e Prokurorisë së Posaçme.

Lefter Koka ndërkohë është njohur me akuzat, ku krahas shpërdorimit të detyrës, ai do të përgjigjet edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Read Previous

Balluku opozitës për Portin e Durrësit: Nuk e duroni investimin 2 miliardë euro

Read Next

Blushi: Rama po u kërkon durrsakëve ta falenderojnë që po u vjedh portin