Blushi: Rama po u kërkon durrsakëve ta falenderojnë që po u vjedh portin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Blushi shkruan se Rama po u kërkon durrsakëve ta falenderojnë që po u vjedh portin dhe që do i bëjë për budallenj.

“Rama u kërkon durrsakëve që ta falenderojnë që po jua vjedh Portin dhe do që t’i bëjë edhe për budallenj”, shkruan Blushi.

Reagimi i Blushit vjen pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama i cili shkruan se investimi në fjalë e transformojë Durrësin dhe do i shërbejë të gjithëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së qytetit.

Read Previous

SPAK lëshon urdhër arreste për Mirel Mërtirin dhe 10 persona të tjerë

Read Next

Belind Këlliçi demonton propagandën e Veliajt në takimin me Papa Françeskun