Si duken politilanet e parlamentit shqiptar para Sanna Marin?

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka marrë pjesë në festivalin e rrokut që është zhvilluar këtë fundjavë në Finlandë.

Madje, ajo ka shkuar edhe me veshjen e përshtatshme për këtë festival në Ruisrock Festival këtë fundjavë.

“As mos u përpiqni të pretendoni se kryeministri juaj është aq i lezetshëm sa Sanna Marin në Ruisrock- Festival”, shkruan një nga gazetarët finlandezë.

Ndërkaq para dy javësh, Sanna Marin vizitoi Shqipërinë ku u takua me kryeministrin Rama ku shprehu mbështetjen e vendit të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Marin tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm, në një kohë kur Europa po përballet me kërcënimin e agresionit rus.

“Duhet të bëjmë më shumë së bashku. Si Shqipëria dhe Finlanda janë konstruktive. Kanë një marrëdhënie të mirë, që daton që në 46. Po punojmë për të avancuar BE-në. Jemi së bashku për të ndihmuar Ukrainën. Agresioni I Rusisë në Ukrainë, kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë. Një shumicë e finlandezëve e mbështesin anëtarësimin në NATO. Shqipëria është një mbështetje e vendosur në politikat e NATO-s. Zëri juaj dërgon një mesazh të fuqishëm në Rusi. Finldanda dhe Suedia do e bëjë NATO-n më të fortë. Ne jemi ofrues sigurie për më tej. Duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës. Shqipëria dhe BE kanë bashkëpunuar. Finlanda është mbështetës i fortë i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Duhet të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE. BE dhe Ballkani Perëndimor të jenë në harmoni të plotë. Duam të shohim të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimore në BE. Ne vlerësojmë rolin tuaj kur bëhet fjalë për përfaqësimet në forumet ndërkombëtare” – tha Marin.

Ndëkohë politikanet femra shqiptare notojnë në luks, veshje, makina, bizhuteri të shtrenjta.

Por, sharmi i një femre nuk janë aksesorët, dhe shembulli më i mirë për këtë është Sanna Marin.©Kumtari.al

Read Previous

Trump ironizon teoritë e ngrohjes globale

Read Next

The Times: Maçoku Boris me nëntë jetë më në fund është sterilizuar