Shefi i forcave të armatosura të Britanisë: Putin nuk është as i sëmurë, as ka gjasë ta vrasë kush

Shefi i forcave të armatosura të Britanisë i ka hedhur poshtë spekulimet se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë  ose se mund të vritet.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin u pyet nëse presidenti Putin, i cili nisi një pushtim të Ukrainës në shkurt, mund të ‘përmbyset’ ose të përballet me ‘ndryshimin e regjimit’.

Ai i tha gazetares Sophie Raworth në emisionin Sunday Morning të BBC One: “Unë mendoj se disa nga komentet se ai nuk është mirë me shëndet ose se me siguri dikush do ta vrasë ose do ta nxjerrë jashtë, mendoj se janë mendime të dëshirueshme Si profesionistë ushtarakë ne shohim një regjim relativisht të qëndrueshëm në Rusi. Presidenti Putin ka qenë në gjendje të shuajë çdo opozitë, ne shohim një hierarki që është investuar tek Presidenti Putin dhe kështu askush në krye nuk ka motivimin për të sfiduar Presidentin Putin, dhe kjo është e zymtë.”

Radakin tha se ‘sfida e Rusisë do të zgjasë potencialisht për dekada për sa i përket Rusisë si një kërcënim’ dhe kryeministri i ardhshëm duhet të dijë se Rusia është ‘kërcënimi më i madh’ për Mbretërinë e Bashkuar.

“Forcat e saj tokësore janë ndoshta më pak një kërcënim në afat të shkurtër për shkak të atij degradimi, atij varfërimi që po shohim me luftën e tyre në Ukrainë. Por Rusia vazhdon të jetë një fuqi bërthamore, ka aftësi kibernetike, ka aftësi hapësinore dhe ka programe të veçanta srekrete, në mënyrë që të kërcënojë kabllot nënujore që lejojnë informacionin e botës të kalojë nëpër të gjithë globin.” – theksoi ai./hashtag.al

Video Player

Read Previous

Meta përkujton 45 vjetorin e pushkatimit të dy poetëve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Read Next

Jennifer Lopez martohet me Ben Affleck