Sekretari i Pëgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar në lidhje me agjedën e George Soros në Shqipëri, ku qëllimi i tij nuk janë reformat.

Sipas Nokës, plani i tij për ta degraduar familjen,  shoqërinë dhe shtetin shqiptar nëpërmjet Edi Ramës është vetëm një aspekt dhe se ai kërkon ta akomodojë përjetësisht, duke asgjësuar opozitën.

‘Opozita e vërtetë nuk do të lejojë që Shqipëria të ribëhet shtet njëpartiak!’, shkruan Noka në Facebook.

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

Soros nuk bën reforma.

Soros rehaton qeveritë e korruptuara duke blerë e nënshtruar shoqërinë civile me fuqinë e miliardave të tij.

Miqësia e tij dhe e djalit të tij me Ramën dhe Veliaj nis hershëm.

Plani i tij për ta degraduar familjen,  shoqërinë dhe shtetin shqiptar nëpërmjet Edi Ramës është vetëm një aspekt.

Soros kërkon ta akomodojë përjetësisht Edi Ramën, duke asgjësuar opozitën dhe pluralizimin politik.

Opozitarizmi i vërtetë është armiku kryesor i Soros.

Opozita e vërtetë nuk do të lejojë që Shqipëria të ribëhet shtet njëpartiak!

 

 

© SYRI.net

Read Previous

Sulmi në shtëpinë e Trump qelbet erë intimidimi politik

Read Next

Ylli Manjani: Opozita nuk është komisariat protestash!