Ylli Manjani: Opozita nuk është komisariat protestash!

Nga Ylli Manjani

Dakord duhet protestuar për të zgjuar njerëzit nga gjumi i rrezikshëm antidemokratik, por protesta nuk është veprimtaria kryesore e opozitës politike në vend.

Se ndërkohë që proteston, grabitësit në pushtet e kanë terrenin elektoral bosh, pa konkurrencë.

Ça kuptimi ka që opozita proteston në rrugë kur grabitësit vazhdojnë qetsisht të plaçkisin çdo gjë publike?!

Sikur nuk shkon kjo llogjikë..!

Opozita politike në fund të shtatorit duhet të ketë identifikuar kandidatët që do garojnë në zgjedhjet vendore. Kjo është detyra e parë dhe më kryesorja.

Paralelisht bëhen edhe protesta, por protesta në funksion të një ideje/alternative.

Jo protesta sipas kërkesave të telespektatorëve, për çdogjë e për çdo hall.

Opozita është në radhë të parë e të fundit PO-LI-TI-KË, jo komisariat protestuesish.

Kandidatët dhe idetë alternative.

Sa më parë. Fundi i shtatorit është afati i fundit.

Read Previous

Sekretari i Pëgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar në lidhje me agjedën e George Soros në Shqipëri, ku qëllimi i tij nuk janë reformat.

Read Next

FOTOLAJM/ Po mbytej në det, pushuesit dhe dy roje bregdetare shpëtojnë të riun në plazhin e Spillesë